Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se është i pafajshëm për të gjitha akuzat për të cilat po akuzohet nga Gjykata Speciale në Hagë. Në ditën e tretë në nisjes së gjyqit në hagë, Krasniqi tha se nuk e kupton logjikën e aktakuzës ndaj tij. Ish zëdhënësi i UÇK-së nënvizoi se ndaj popullit shqiptar në Kosovë vazhdimisht është ushtruar dhunë sistematike, vrasje dëbime dhe askush nuk mund të thotë se ai ka bërë ndonjë nga këto krime.