Top News – Jahti i Abramovichit në Mal të Zi / ’Solaris’ mbërriti të shtunën në Tivat
12/03/2022 17:02

Jahti “My Solaris” i miliarderit rus, Roman Abramovich ka lundruar në portin e Tivatit në Mal të Zi të shtunën. Anija, e gjatë 140 metra, arriti në Mal të Zi disa ditë pasi Mbretëria e Bashkuar vendosi sanksione dhe vendosi të ngrijë asetet e oligarkëve rusë, përfshirë edhe pronat e Abramovichit. Sanksionet ndaj pronave të miliarderëve rusë, që gjenden në mbarë botën, u vendosën për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës. Jahti i Abramovichit është ankoruar jo fort larg marinës së Malit të Zi, pranë Kepit të Seljanovës në Tivat. Sipas faqes së internetit “Marine traffic”, jahti paraprakisht ishte i ankoruar në Barcelonë. Pas Spanjës, ky jaht lundroi drejt jugut të Italisë dhe më pas arriti në Gjirin e Kotorit. Ndërsa Perëndimi po vazhdon të vendosë sanksione ndaj Rusisë, Podgorica zyrtare, që i është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian, ende nuk ka marrë ndonjë vendim që t’i zbatojë ato. Më 1 mars, Qeveria e Malit të Zi njoftoi se vendi i ishte bashkuar të gjitha masave kufizuese, përfshirë tetë pakove të sanksioneve të individëve dhe sanksioneve ekonomike që BE-ja ka vendosur ndaj Rusisë. Sipas ligjeve në Mal të Zi, Qeveria duhet të konfirmojë para se të miratojë sanksionet, dhe duhet që t’ua dërgojë institucioneve shtetërore listën e masave që duhet të zbatohen..

Top Channel/ Ukraina i dërgoi planin e paqes, Trump: Nuk humb më kohë me Kievin
10/12 23:05
Top Channel/ Ndalimi i rrjeteve sociale për fëmijët nën 16-vjeç në Australi, a do të ketë sukses?
10/12 21:00
Top News – Frenimi i emigrantëve në BE. Meloni bën punën, von der Leyen merr meritat
10/12 21:00
Top Channel/ 14 mijë dollarë për një vrasje, ‘modeli’ që po josh të miturit për të kryer krime
10/12 20:59
Top News – SHBA ‘zbarkon’ në SPAK. Pak orë nga zgjedhja e drejtuesit të ri të prokurorisë
10/12 20:12
Top News – ‘Ukraina në BE me kufij të rinj’. Ujdia e Donald Trump për paqen me Rusinë
10/12 20:10
Top Channel/ Marok, 22 viktima nga shembja! U rrëzuan ndërtesat 4-katëshe
10/12 19:57
Top Channel/ Kuzhina italiane hyn në UNESCO: Pjesë e trashëgimisë së njerëzimit!
10/12 15:18
Top Channel/ SHBA, kërkesë e re për turistët: Kushdo që hyn në tokën amerikane, duhet të…!
10/12 15:12
Top News – Ushtari britanik vritet në Ukrainë /‘Shkelet vija e kuqe’, Putin gati për luftë me NATO-n
10/12 15:11
Top News – Këmben avionët sovjetikë me dronë / Polonia dorëzon MiG-ët, ‘marrëveshje’ me Ukrainën
10/12 14:32
Top News – Kuzhina italiane trashëgimi e UNESCO-s: “Është më shumë se thjeshtë ushqim”
10/12 14:26
Top News – Prano planin e Putinit për Krishtlindje! Trump, ultimatum Zelenskit: Rusia ka epërsinë
10/12 14:24
Top News – ‘Dorëzoni mediat sociale!’ Trump i kërkon turistëve të huaj pesë vite histori
10/12 14:12
Top News – Bombarduesit rusë drejt Japonisë / I bashkohen atyre kinezë në patrullim ajror
10/12 14:07
Top News – Zelenski ‘improvizon’ në fluturim / S’ka kohë për konferenca për shtyp, nis mesazhe audio
10/12 13:57
Top News – Pabarazi tronditëse, publikohet raporti / 0,001% më shumë pasuri se gjysma e njerëzimit
10/12 13:55
Top News – Ky është fundi! Nga sot pa media sociale / Australia i ndalon për fëmijët, e para në botë
10/12 13:49
Top News – Pritet megatërmet, 8 ballë ose më shumë / Paralajmërohen njerëzit në Japoni: Bëhuni gati!
10/12 13:41
Top News – Papa amerikan kundër Trumpit / Paqja në Ukrainë pa Evropën është ‘jorealiste’
10/12 13:19
BILETA Portokalli - Bileta