Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë si pasojë e pushtimit të Ukrainës, duke vendosur në objektiv të tjerë zyrtarë dhe elita që kanë lidhje me presidentin Vladimit Putin. Sanksionet e fundit synojnë asetet luksoze të figurave të shquara ruse, duke përfshirë këtu disa jahte dhe avionë që u përkasin bashkëpunëtorëve të presidentit rus, Vladimir Putin, si dhe kompanitë e menaxhimit dhe shërbimeve të aseteve.