Nëse Ukraina mposhtet nga rusia, atëherë është e pashmangshme përballja ushtarake mes SHBA-së dhe Kinës për Tajvanin. Ky është paralajmërimi i Mikhail Khodorkovskit, një ish biznesmen rus i kthyer në kritik të Vladimir Putinit, që jeton në mërgim. Khodorkovsky ka qenë njeriu më i pasur në Rusi si edhe pronari i kompanisë së naftës Yukos, por ai u arrestua dhe qëndroi në burg për një dekadë para se të falej nga Putini në 2013-ën. Të gjitha pasuritë e tij iu sekuestruan nga shteti.