Ushtria izraelite ka njoftuar se pesë ushtarë të saj janë vrarë nga zjarri i tankeve izraelite në Gazën veriore, në një nga incidentet më vdekjeprurëse të këtij lloji që nga fillimi i luftës kundër Hamasit në fillim të muajit tetor. Ndërkohë që tre ushtarë të tjerë u plagosën. Në këtë mënyrë numri i trupave izraelite të vrarë ka shkuar në 273. Betejat janë intensifikuar rreth qytetit jugor të Rafahut, nga ku rreth 600,000 njerëz janë larguar që nga fillimi i operacionit izraelit 10 ditë më parë. Më shumë se një milion njerëz të zhvendosur ishin strehuar atje.