Izraeli ka kryer sulme me artileri në Siri mëngjesin e të dielës, njoftoi ushtria e këtij vendi, pasi disa raketa u hodhën prej Sirisë dhe goditën Rrafshnaltën e Golanit, të pushtuar nga Izraeli. Sulmet hakmarrëse të Izraelit për raketat e hedhura nga Siria, përgjegjësinë për të cilat nuk e ka marrë ende askush, përbëjnë episodin më të fundit të përshkallëzimit të dhunës në rajon.