Vetëm pak ditë para fjalimit në Kongresin Amerikan, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka realizuar një vizitë të paparalajmëruar tek trupat izraelite në jug të Gazës. Zyra e Netanyahut bëri publike vizitën e kryeministrit izraelit në Rafah, vetëm pasi ai e kishte përfunduar vizitën në këtë qytet të shkatërruar nga lufta në Gazë, dhe disa orë pasi ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, politikan i ekstremit të djathtë, vizitoi vendet e shenjta në Jerusalem.