Ushtria izraelite thotë se po vijon operacionet ushtarake në zonën Tel al-Sultan të qytetit jugor të Rripit të Gazës, Rafah. Ende nuk dihen detajet e aksionit ndërsa ushtria publikoi dhe disa pamje, ku në shënjestër mbeten militantët e Hamas të cilët sipas IDF operojnë në këtë zonë duke u kamufluar mes civilëve. Por ndërsa ushtria izraelite po vijon luftimet Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken bëri thirrje që të kufizohen "veprimet përshkallëzuese nga çdo palë" në Lindjen e Mesme, pas shpërthimeve të pajisjeve të grupit militant libanez Hezbollah për të cilin fajësohet Izraeli.