Gjasat për një tjetër armëpushim në Rripin e Gazës po minimizohen, teksa Izraeli ka njoftuar se ka tërhequr negociatorët e tij nga Katari, ku do të diskutohej me përfaqësuesit e Hamasit. Zhvillime të ethshme këto në Lindjen e Mesme, me Izraelin që tërheq negociatorët fill pas njoftimit se Emmanuel Macron po fluturon drejt Katarit për t’u dhënë një tjetër shtysë bisedimeve për armëpushim të zgjatur. Tërheqja e negociatorëve u bë nga Mossad me urdhër të Netanyahut.