Forcat izraelite depërtuan të dielën në lagjen Shejaia në pjesën veriore të Gazës dhe në pjesët perëndimore dhe qendrore të qytetit Rafah, duke vrarë të paktën 6 palestinezë dhe shkatërruar disa shtëpi, thanë banorët. Tanket izraelite, që hynë në Shejaia 4 ditë më parë, goditën disa shtëpi, duke i bllokuar familjet brenda, në pamundësi për t’u larguar, thanë dëshmitarët. Ushtria izraelite tha se forcat e saj në Shejaia kanë vrarë disa palestinezë të armatosur gjatë ditëve të fundit, kanë zbuluar armatime dhe kanë goditur infrastrukturën ushtarake. Të shtunën, autoritetet njoftuan për vdekjen e dy ushtarëve izraelitë në veri të Gazës.