Dy e treta e ndërtesave në Rripin e Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar që nga fillimi i luftës në Gazë në tetor të vitit 2023. Ky konstatim ka dalë nga përditësimi i fundit i raportit vlerësues të dëmeve, Qendra Satelitore e OKB-së UNOSAT. Sipas të njëjtit raport thuhet se imazhet me rezolucion të lartë të mbledhura më datë 3 dhe 6 shtator tregojnë një përkeqësim të dukshëm. “Kjo analizë tregon se dy të tretat e totalit të ndërtesave në Rripin e Gazës kanë pësuar dëme, duke përfshirë shumë se 163 mijë struktura”, tha UNOSAT.