Ushtarët izraelitë kanë vrarë disa militantë të Hamasit në fillimin e sulmit mbi spitalin Al Shifa të mërkurën, ku mijëra civilë palestinezë, pacientë, të zhvendosur dhe staf mjekësor, po qëndrojnë gjatë javëve të luftimeve. Izraeli tha se e nisi sulmin mbi spital sepse hamasi ka një qendër komande nën të dhe përdor tunelet e lidhura për të kryer operacione ushtarake dhe për të mbajtur pengjet. Hamasi e ka mohuar këtë.