Top News/ Izraeli po përdor urinë si armë. Raporti alarmues i OKB për Gazën-Krim lufte!
28/03/2024 17:52

Pas muajsh paralajmërimesh, një raport i fundit i mbështetur nga OKB-ja ofroi prova të forta statistikore se katastrofa humanitare në Gaza po kthehet në një zi buke të shkaktuar nga njeriu. OKB ka rritur presionin ndaj Izraelit për të përmbushur përgjegjësitë e tij ligjore për të mbrojtur civilët palestinezë dhe për të lejuar furnizimet e duhura të ndihmës humanitare për të arritur njerëzit që kanë nevojë për të. Zyrtari më i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk, tha në një intervistë për BBC se Izraeli mbante një faj të madh dhe se kishte një rast të besueshëm që Izraeli po përdorte urinë si një armë lufte në Gaza. Ai citoi rastin e një autokolone të OKB-së që ndodhet në Egjipt, por që u pengua të hyjë në Gaza. Turk, i cili është komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, tha se nëse vërtetohet qëllimi, kjo do të përbënte një krim lufte. Ministri i Ekonomisë i Izraelit, Nir Barkat, një politikan i lartë në partinë Likud të Benjamin Netanyahut, i hodhi poshtë paralajmërimet e OKB, duke i konsideruar si "të pakuptimta dhe të papërgjegjshme”. Ashtu si kolegët e tij të kabinetit, Barkat këmbënguli se Izraeli po lejonte të gjithë ndihmën e ofruar nga SHBA dhe pjesa tjetër e botës. Izraeli thotë se një pjesë e ndihmave nuk përfundojnë te civilët, por mbahen të bllokuara nga Hamasi.

Top Channel/ Sofër iftari nga Prefekti i Tiranës! Bashkohen klerikët, politikanë e intelektualë
13/03 22:46
Top News – PD fokus te rrugët, Berisha: Infrastruktura moderne është prioriteti ynë!
13/03 22:22
Top News – Berisha me ekspertët e Infrastrukturës: Ne ndërtuam rrugët, këta vjedhin paratë
13/03 22:21
Top News – PD nis diskutimet me ekspertët, Berisha: Në fokus infrastruktura dhe transporti
13/03 22:13
Top Channel/ Zbulohet për çfarë do përdoren hapësirat publike që u liruan pas aksionit të verës
13/03 22:05
Top Channel/ I dha fund jetës me fostoksinë, Lezha ndez qirinj në Kujtim të Xhuana Nikollajt
13/03 21:37
Top Channel/ Aksident rrugor në Fier, kamionçina përplas një makinë, lëndohen 3 persona
13/03 21:35
Top News – Shkak gjoba për parkim të gabuar, 43-vjeçari në Vlorë dhunon policin
13/03 21:26
Top News – Homazhe për Xhuana Nikollajn, qytetarët e Lezhës ndezin qirinj në kujtim të 25-vjeçares
13/03 20:11
Top Channel/ Abuzimi me plehrat kimikë, fermerët: Janë 30% më shtrenjtë se viti i kaluar
13/03 19:45
Top Channel/ “Greqia po ndërton hekurudhën Janinë-Kakavijë 4 mln euro për km”, Berisha: Ne 20 mln/km
13/03 19:32
Top Channel/ Berisha: Ata që krijuan këtë katastrofë infrastrukturore do mbajnë përgjegjësi
13/03 19:31
Top Channel/ Berisha: Kanë copëtuar rrugë në lote, paçka se janë vazhdimësi e të njëjtit terren
13/03 19:30
Top News – Aksident në Fier, ‘Audi’ përplaset me kamionçinën, tre të plagosur
13/03 19:25
Top Channel/ Berisha: Rilindja urbane është dëshmia e korrupsionit dhe vjedhjes
13/03 19:18
Top Channel/ Berisha takim me Departamentin e Infrastrukturës: Problemet kanë lindur nga korrupsioni
13/03 19:18
Top News – GJKKO ‘rrëzon’ Ballukun, bie poshtë kërkesa për heqjen e pezullimit nga detyra
13/03 18:46
Top News- 25 vjeçarja telefonoi motrën para aktit ekstrem/ Detaje nga vetëflijimi i të resë
13/03 17:56
Top News – Rama: Pati presion për Porto Romanon. Kryeministri për krizën e naftës: Ndërhyrje në treg
13/03 16:56
Top News- Përkrahu persona me precedentë penal/ AMP pezullon nga detyra inspektorin e policisë
13/03 16:44
DIGITALB DIGITALB