Top News/ Izraeli përgatitet për sulm tokësor/‘Po përgatitet terreni për hyrjen e ushtrisë në Liban’
26/09/2024 11:55

Ushtria izraelite po përgatitet për një operacion të mundshëm tokësor në Liban, tha shefi i ushtrisë izraelite një ditë më parë. Njoftimi vjen ndërsa Hezbollahu lëshoi me dhjetëra raketa në drejtim Izrael si dhe një raketë drejt Tel Avivit, sulmi më në brendësi të territorit hebre nga grupit militant, deri tani. Duke iu drejtuar trupave në kufirin verior, shefi i shtabit gjeneral-lejtant Herzi Halevi tha se sulmet e fundit ajrore u bënë për të "përgatitur terrenin për hyrjen e mundshme të ushtrisë dhe për të vazhduar me goditjen e Hezbollahut".Në një referencë të dukshme për raketën e lëshuar drejt Tel Avivit, ai u tha trupave: "Sot Hezbollahu zgjeroi rrezen e tij të zjarrit dhe po sot më vonë, ata do të marrin një përgjigje shumë të fortë. Përgatituni". Nuk ishte e qartë nëse Halevi po i referohej një operacioni tokësor, sulmeve ajrore apo ndonjë formë tjetër hakmarrjeje kundër Hezbollahut, që është forca më e madhe politike e Libanit dhe që me mbështetjen e Iranit, konsiderohet gjerësisht grupi kryesor paraushtarak në botën arabe. Ushtria izraelite ka thënë ditët e fundit se nuk kishte plane të menjëhershme për një operacion tokësor. Komentet e zotit Halevit ishin më të fortat të bërë deri tani nga zyrtarë izraelitë që sugjerojnë një hyrje të trupave brenda territorit libanez. Me intensifikimin e konflikit, ushtria izraelite tha të mërkurën se do të aktivizonte dy brigada rezervë për misione në veri - një tjetër shenjë se Izraeli po planifikon veprime më të ashpra. Tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut janë përshkallëzuar në mënyrë të vazhdueshme që prej shpërthimit të luftës në Gazë, 11 muaj më parë. Hezbollahu ka hedhur raketa e dronë drejt Izraelit në shenjë solidariteti me palestinezët në Gazë dhe Hamasin. Izraeli është përgjigjur me sulme ajrore gjithnjë e më të rënda si dhe ka vrarë komandantë të lartë të Hezbollahut.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39