Teksa lufta mes Izraelit dhe grupit të Hamasit, Telavivi ka ndërmarrë një tjetër hap. Në kundërpërgjigje për rrëzimin e një droni izraelit, sulmet këtë të dielë kanë dale jashtë Gazës. Izraeli nisi sulmet ajrore në Libanin lindor duke goditur ato që ai thotë se janë vendet e Hezbollahut pasi grupi i armatosur rrëzoi një dron izraelit mbi vend. Mediet ndërkombëtare bëjnë me dije se avionët e Izraelit kanë goditur një kompleks ushtarak dhe tre vende të tjera që i përkasin Hezbollahut në qytetin lindor të Baalbek. Sipas Forcave të armatosura të Izraelit, nga ky sulm nuk raportohet për viktima.