Top News – Izraeli ‘negocion’ nën zjarr / Dhjetëra të vr*rë në Gaza, sulmet intensifikohen
15/05/2025 14:52

Sulmet ushtarake izraelite kanë vrarë të paktën 60 persona në Rripin e Gazës të enjten, thanë mjekët palestinezë, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe ndërmjetësit arabë po kërkojnë një marrëveshje armëpushimi dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump vizitoi Lindjen e Mesme. Shumica e viktimave, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë në Khan Younis në Gazën jugore, në sulmet ajrore që goditën shtëpi dhe tenda, thanë ata. Mes viktimave është edhe gazetari vendas Hassan Samour, i cili punonte për stacionin radiofonik Aqsa të drejtuar nga Hamasi dhe u vra së bashku me 11 anëtarë të familjes kur shtëpia e tyre u godit, thanë mjekët. Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite, e cila ka intensifikuar ofensivën e saj në Gaza ndërsa përpiqet të zhdukë Hamasin në hakmarrje për sulmet vdekjeprurëse që grupi militant palestinez kreu ndaj Izraelit në vitin 2023. Hamasi tha në një deklaratë se Izraeli po bënte një "përpjekje të dëshpëruar për të negociuar nën zjarr" ndërsa zhvillohen bisedime indirekte për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, duke përfshirë të dërguarit e Trump dhe ndërmjetësit e Katarit dhe Egjiptit në Doha. Izraeli kreu sulmet e fundit në ditën kur palestinezët përkujtojnë "Nakbën", ose katastrofën e madhe, kur qindra mijëra njerëz u detyruan të largoheshin nga vendi i tyre gjatë luftës së vitit 1948 në Lindjen e Mesme që i dha jetë shtetit të Izraelit. Me shumicën e 2.3 milionë njerëzve në Gaza të zhvendosur brenda vendit, disa banorë të enklavës së vogël thonë se vuajtjet janë më të mëdha tani sesa në kohën e Nakbas. Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thonë se sulmet izraelite janë përshkallëzuar që kur Trump filloi një vizitë të martën në shtetet e Gjirit të Arabisë Saudite, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilën shumë palestinezë shpresonin se ai do ta përdorte për të nxitur një armëpushim.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52