Izraeli po shpenzon miliona dollarë në kontrata të nënshkruara me kompanitë e mëdha teknologjike dhe influencues të famshëm në këmbim të pasqyrimit nëpër rrjetet sociale dhe faqet e mëdha të internetit përmbajtje pro-izraelite. Kontrata e fundit e Tel Avivit prej 6 milionë dollarësh është nënshkruar me kompaninë amerikane, Clock Toëer X. Synimi është prodhimi i përmbajtjejve të optimizuara nga inteligjenca artificiale që shënjestrojnë brezat e rinj nëpër platforma si TikTok, Instagram dhe Youtube. Marrëveshja synon të ndikojë edhe tek sistemet e inteligjencës artificiale, përfshirë këtu ChatGPT në gjenerimin e informacioneve që kërkohen për Izraelin vetëm në disa faqe të caktuara, ku politikat e Tel Avivit ndaj palestinezëve konsiderohen të drejta dhe jo genocid. Raportet sugjerojnë gjithashtu se Izraeli ka nënshkruar përgjatë vitit 2025 me dhjetëra kontrata marketing me kompani të tjera, përfshirë këtu edhe gjigantët teknologjikë, si Google dhe Apple me synim kontrollin e përmbajtjeve që raportojnë në motorët e tyre të kërkimit.