Top News/ Izraeli, ‘luftë’ me Hezbollahun / Nis një fazë e re, ‘harron’ Hamasin, sytë nga Libani
19/09/2024 11:29

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit ka shpallur nisjen e një “faze të re” të luftës, teksa Izraeli ka zhvendosur vëmendjen drejt frontit verior kundër Hezbollahut, grupit në Liban të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Dy valë shpërthimesh goditën Sirinë dhe Libanin: sulme që duket se janë kryer nga Izraeli dhe që kanë shënjestruar pejxherët e përdorur nga Hezbollahu. Nga shpërthimet, të martën u vranë të paktën 12 persona dhe u plagosën pothuajse 3.000 të tjerë. Ndërkaq, të mërkurën në mbarë Libanin pati shpërthime të radiolidhjeve dhe pajisjeve të tjera elektronike, që lanë të paktën 20 persona, dhe plagosën 450 të tjerë. “Ne jemi në nisje të fazës së re të luftës. Kjo kërkon kurajë, vendosmëri dhe këmbëngulje”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, teksa u takua me ushtarë izraelitë. Kreu i Këshillit ekzekutiv të Hezbollahut premtoi se grupi libanez do të përgjigjet ndaj shpërthimeve të pejxherëve përmes një “ndëshkimi të posaçëm”. Hezbollahu kishte nisur sulmet ndaj Izraelit pothuajse menjëherë pasi sulmi i 7 tetorit i Hamasit nxiti luftën me Izraelin. Që atëherë, Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr cdo ditë, duke rritur rrezikun për shpërthimin e një lufte në shkallë të plotë. Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se më shumë se 41.000 palestinezë janë vrarë që kur nisi lufta në Gazë. Kjo ministri nuk bën dallimin mes luftëtarëve të Hamasit dhe civilëve të vrarë, por ka thënë se më shumë se gjysma e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë. Izraeli, pa dhënë dëshmi, ka thënë se ka vrarë më shumë se 17.000 militantë.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52