Top News – Izraeli, luftë edhe me Hezbollahun / Shkembejnë zjarr artilerie dhe raketa
08/10/2023 16:31

Grupi i fuqishëm i armatosur i Libanit, hezbollah, dhe izraeli, kanë shkëmbyer zjarr artilerie dhe raketa të dielën pas sulmit më vdekjeprurës në vite nga palestinezë të armatosur mbi vendin hebre. Nuk kishte raporte të menjëhershme për viktima në liban apo izrael nga shkëmbimi i zjarrit, të dielën. Të shtunën, një sulm i palestinezëve të armatosur mbi qytetet izraelite, la të paktën 250 izraelitë të vdekur, me më shumë se 300 palestinezë të vrarë në hakmarrjen e izraelit. Hezbollahu, një lëvizje e armatosur e mbështetur nga Irani, tha të dielën se kishte sulmuar me raketa dhe artileri tre qendra në fermat Shebaa, në shenjë solidariteti me palestinezët. Ushtria izraelite ndërkohë tha të dielën se ajo kishte qëlluar me artileri një zonë të libanit nga ku zjarri ishte nisur. “Forca Izraelite e Mbrojtjes aktualisht po godet një zonë në Liban nga ku të shtënat u nisën”, u tha në një deklaratë. Ushtria e izraelit tha se një nga dronët e tij goditi një vendqëndrim të hezbollahut afër zonës Har Dov, në Shebaa. Izraeli ka mbajtur Shebaa Farms, një copë toke prej 39 km katror që nga 1967-ta. Por siria dhe libani i konsiderojnë ato si libaneze. Hezbollahu, që kontrollon efektivisht libanin jugor, tha të shtunën se ishte në kontakt direkt me liderët e grupeve palestineze të rezistencës dhe se i konsideronte sulmet palestineze mbi izrael si një reagim i fuqishëm ndaj okupimit izraelit dhe një mesazh për ata që kërkojnë normalizim me izraelin.

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00