Top News – Izraeli kthen tanket në Gaza / Shkatërrohet armëpushimi, bomba mbi shtëpi gjatë natës
20/03/2025 12:10

Të paktën 58 palestinezë janë vrarë në bombardimet izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës dhe mëngjesit të së enjtes, sipas tri spitaleve. Ushtria izraelite goditi shtëpitë në mes të natës, duke vrarë burra, gra dhe fëmijë derisa po flinin. Izraeli i rifilloi bombardimet në Gazë të martën, duke e prishur armëpushimin që e kishte ndalur luftën dhe kishte ndihmuar në lirimin e disa dhjetëra pengjeve. Qeveria izraelite e fajësoi Hamasin për rifillimin e luftimeve, pasi grupi militant nuk e pranoi një propozim të ri që dallon nga marrëveshja e nënshkruar mes palëve. Më shumë se 400 palestinezë u vranë vetëm të martën, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila kontrollohet nga Hamasi. Hamasi nuk raportohet të ketë lëshuar raketa apo kryer ndonjë sulm tjetër. Një nga sulmet në orët e para të së enjtes goditi një shtëpi pranë Han Junisit, afër kufirit me Izraelin. Ushtria izraelite i kishte urdhëruar banorët e zonës në fillim të javës që të evakuoheshin. Në këtë sulm u vranë të paktën 16 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Spitalit Evropian në afërsi, i cili pranoi kufomat. Viktimat ishin një baba dhe shtatë fëmijët e tij, si dhe prindërit dhe vëllai i një foshnje njëmuajshe që mbijetoi bashkë me gjyshërit. Izraeli, i cili gjithashtu ka ndërprerë furnizimin me ushqim, karburant dhe ndihma humanitare për rreth 2 milionë palestinezët në Gazë, është zotuar se do t’i intensifikojë operacionet derisa Hamasi të lirojë edhe 59 pengjet e mbetura – 35 prej të cilëve besohet se kanë vdekur, dhe të heqë dorë nga kontrolli mbi Gazë. Administrata Trump, e cila mori meritat për ndërmjetësimin e armëpushimit, thotë se e mbështet plotësisht Izraelin. Hamasi ka thënë se do të lirojë pengjet e mbetura vetëm në këmbim të një armëpushimi të qëndrueshëm dhe tërheqjes së plotë të Izraelit nga Gaza, siç kërkohej në marrëveshjen e armëpushimit të arritur në janar pas më shumë se një viti ndërmjetësimi nga SHBA-ja, Egjipti dhe Katari. Hamasi, i cili nuk e pranon ekzistencën e Izraelit, thotë se është i gatshëm ta dorëzojë pushtetin tek Autoriteti Palestinez i mbështetur nga Perëndimi ose te ndonjë komitet i pavarur politik, por nuk do të dorëzojë armët derisa Izraeli t’i japë fund okupimit të territoreve që palestinezët i duan për një shtet të ardhshëm.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50