Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e cilësoi Hamasin një forcë çlirimtare dhe jo një organizatë terroriste, teksa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Izraelit zyrtar. Nëpërmjet zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme, Lior Hayat, Izraeli tha se kundërshton deklaratën e Erdogan dhe shkoi edhe më tej, duke thënë se Hamasi është e barabartë me ISIS-in për nga mënyra brutale si vepron. "Izraeli kundërshton me gjithë zemër fjalët e ashpra të presidentit turk për organizatën terroriste Hamas. Hamasi është një organizatë e neveritshme terroriste, më e keqe se ISIS që vret brutalisht dhe qëllimisht foshnjat, fëmijët, gratë dhe të moshuarit, mban peng civilë dhe përdor njerëzit e vet si mburoja njerëzore", theksoi Hayat.