Top News – Izraeli hedh në erë shtëpinë e liderit të Hamasit / Pamjet: ‘Truri’ i sulmit të 7 tetorit
31/10/2023 15:49

Trupat izraelite kanë shkatërruar shtëpinë e një komandanti të Hamasit në azil, në bregun e pushtuar perëndimor. Shtëpia i përkiste Saleh al Arourit, që aktualisht besohet se jeton në libanin jugor. Ai është zëvendës i liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, dhe është mes një grupi liderësh të vecuar nga zyrtarët izraelitë si organizatorë të sulmit të beftë të 7 tetorit. Ai ka qëndruar për 17 vite në burgjet izraelite pasi u bë i njohur në 2014-ën, kur pranoi rrëmbimin dhe vrasjen e tre adoleshentëve izraelitë nga një koloni në bregun perëndimor. Shtëpia e tij ishte përcaktuar të shembej që javën e kaluar dhe forcat e sigurisë e hodhën në erë orët e para të mëngjesit. Që atëherë, ka patur një seri përplasjesh dhe protestash në bregun perëndimor. Pas 18 muajsh përshkallëzimi të vazhdueshëm të dhunës në bregun perëndimor, forcat izraelite kanë kaluar në një tjetër fazë pas sulmit të hamasit në 7 tetor. Qindra persona janë arrestuar, janë kryer opercione të vazhdueshme që kanë rezultuar në përleshje ndërkohë që ka patur edhe shumë viktima. Imazhet e publikuara nga izraeli, të hedhjes në erë të shtëpisë, pasojnë njoftimet e forcave mbrojtëse të vendit për vrasjen e një komandanti të hamasit, Nasim Abu Ajina. Sipas izraelit, ai kishte drejtuar masakrën e 7 tetorit në kibutzin Erez dhe Moshav Netiv HaAsara.

Top Channel/ Korçë, festohet dita e verës me ndizjen e zjarreve tradicionale
01/03 20:40
Top Channel/ Durrës, nis sezoni turistik, ka vizitorë nga vende të ndryshme të botës
01/03 20:38
Top Channel/ Arrestohet ish-drejtori i AKU në Durrës, pasi u shkarkua kërcënoi punonjësit
01/03 20:36
Lufta me Iranin, Top Channel raporton nga Izraeli nën breshëri raketash
01/03 20:31
Ditari i Tranzicionit Ekonomik- Prof. Anastas Angjel – Vitrina e Librit
01/03 20:27
Top News – ‘Goditëm USS Abraham Lincoln’. SHBA përgënjeshtron Iranin, pranon vdekjen e 3 ushtarëve
01/03 20:24
Top News – ‘Goditëm USS Abraham Lincoln’. SHBA përgënjeshtron Iranin, pranon vdekjen e 3 ushtarëve
01/03 20:23
Top Channel/ ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Prrenjas
01/03 20:13
Top Channel/ “Ethet” për presidentin në Kosovë/ Kurti takon të hënën kreun e LDK
01/03 20:08
Top Channel/ Prrenjas–Librazhd: Të hënën vendoset për hapjen e rrugës së re
01/03 20:04
Top Channel/ Shqiptarja rrëfen sulmin në Dubai: “Raketat na kapën në befasi”
01/03 20:01
Top Channel/ Irani nuk ndal sulmet mbi Dubain, panik në rajon; kërcënon Hezbollahu
01/03 19:57
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”: Përshkallëzohet konflikti, 48 drejtues iranianë të eliminuar
01/03 19:54
Top Channel/ BE dënon dhunën në protestë: Molotovët rrezikuan jetë, 4 arrestime
01/03 19:41
Top News- FSK në Gaza, rol në sigurinë globale / Hap strategjik për forcimin e marrëdhënieve me SHBA
01/03 19:16
Top News – Arrestohen pesë serbë në Kosovë / Dyshime për vrasje civilësh gjatë luftës në Skënderaj
01/03 19:16
Top News – Murat Jashari, presidenti ideal / Albin Kurti: Është figura më unifikuese për postin
01/03 18:53
Top News – ‘U rrezikuan jetë njerëzish’. BE: E drejta për protestë të ushtrohet me përgjegjësi
01/03 18:50
Top News-Ish vila e Enverit ‘i ha kokën’ Prodës.Molotovët e opozitës, shkarkohet drejtori i policisë
01/03 18:14
Top Channel/ Situata në Lindjen e Mesme, gazetari Bibe nga Tel Aviv-i: Një raketë goditi…
01/03 18:01
DIGITALB DIGITALB