Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Biden, deklaroi se Izraeli e ka tepruar në fushatën e tij ushtarake në Rripin e Gazës. Sipas tij, SHBA është duke punuar për të shtyrë Izraelin dhe Hamasin të arrijnë një armëpushim afatgjatë. “Unë jam i mendimit, se Izraeli e ka tepruar në përgjigjen e tij në Rripin e Gazës”, tha Biden për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.