Top News- Izraeli do të pushtojë gjithë Gazën, palestinezët do zhvendosen, trupat në enklavë pa afat
06/05/2025 12:20

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se një ofensivë e zgjeruar kundër grupit militant palestinez Hamas do të jetë "intensive" pasi kabineti i tij i sigurisë miratoi plane që mund të përfshijnë pushtimin e Rripit të Gazës dhe kontrollin e ndihmës. Megjithatë, një zyrtar i mbrojtjes izraelite tha se operacioni nuk do të nisë para se Presidenti i SHBA-së Donald Trump të përfundojë vizitën e tij në lindjen e mesme, javën e ardhshme. Vendimi, pas javësh përpjekje për të rënë dakord për një armëpushim me Hamasin, nënvizon kërcënimin se lufta mund të vazhdojë pa asnjë fund në horizont. Një raport nga transmetuesi publik i Izraelit Kan tha se plani i ri ishte gradual dhe do të zgjaste me muaj. Netanyahu tha në një mesazh video se operacioni do të ishte "intensiv" dhe do të shihte më shumë palestinezë në Gaza të zhvendoseshin "për sigurinë e tyre". Ai tha se trupat izraelite nuk do të ndiqnin taktikat e mëparshme të bazuara në bastisje të shkurtra nga forcat e bazuara jashtë Gazës. "Qëllimi është i kundërt", tha ai, duke i bërë jehonë komenteve nga zyrtarë të tjerë izraelitë të cilët kanë thënë se Izraeli do të mbajë nën kontroll tokën që ka pushtuar. I dërguari amerikan Steve Ëitkoff, tha se Izraeli është një shtet sovran që merr vendimet e veta,por ai shpreson për përparim në një marrëveshje për pengjet dhe armëpushim të mundshëm para ose gjatë vizitës së Trumpit në rajon. Trupat izraelite kanë marrë tashmë nën kontroll një zonë që arrin në rreth një të tretën e Gazës, duke zhvendosur popullsinë dhe duke ndërtuar kulla vrojtimi dhe poste mbikëqyrjeje në tokën e pastruar që ushtria e ka përshkruar si zonë sigurie, por plani i ri do të shkojë më tej.

Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56