Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se do të nisë një operacion në qytetin jugor të Gazës, Rafah , ku qindra mijëra palestinezë janë strehuar nga lufta e cila vijon prej 7 muajsh. Netanjahu ka deklaruar se operacioni do të zhvilohet, pavarësisht nëse arrihet apo jo një armëpushim dhe lirimi i pengjeve.