Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se forcat e tij do të "marrin kontrollin e të gjitha zonave" të Rripit të Gazës dhe se Izraeli do të veprojë për të parandaluar një zi buke duke hequr bllokadën njëjavore mbi ndihmat, megjithëse tha se burimet e lejuara do të ishin "minimale". Komentet e tij erdhën një ditë pasi Izraeli nisi një ofensivë të madhe tokësore në Gaza. Izraeli thotë se duhet të eliminojë grupin militant Hamas nga Gaza për sigurinë e vet.