Izraeli tha se është pranë arritjes së marrëveshjes “historike” me Libanin, për të zgjidhur përplasjet kufitare në ujërat e pasur me gaz në Mesdhe, pasi një draft-propozim i hartuar nga Shtetet e Bashkuara, plotësoi “kërkesat” izraelite”. Izraeli kishte përshëndetur një draft fillestar të paraqitur nga i dërguari amerikan Amos Hoxhstein, që ka për qëllim të zhbllokonte prodhimin e gazit në të dy shtetet, duke zgjidhur pretendimet mbi fushat e gazit.