FBI ka hapur një hetim ndaj Joe Kent, ish-drejtorit të Qendrës së Antiterrorizmit në SHBA, që u dorëhoq të martën për shkak të pakënaqësive për luftën e nisur në Iran. Në letrën e dorëheqjes, Kent shkroi se Irani nuk përbënte asnjë kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe akuzoi Presidentin Donald Trump se e nisi luftën ndaj Republikës Islamike prej presionit izraelit.