Top News/ Izraeli blindohet, po riarmatoset! Shifër marramendëse për mbrojtjen, 15 miliardë dollarë
17/01/2024 12:04

Qeveria e emergjencës në Izrael ka miratuar një amendim të buxhetit për vitin 2024, i cili shton 55 miliardë shekelë, ose 15 miliardë dollarë, në shpenzimet e mbrojtjes. Paketa e miratuar një ditë më parë përfshin gjithashtu fonde për dëmshpërblimin e të prekurve drejtpërsëdrejti apo tërthorazi nga operacionet kundër Hamasit në Rripin e Gazës, si dhe fonde shtesë për shëndetin, policinë, mirëqenien dhe arsimin. "Ne kemi ndryshuar prioritetet tona, në mënyrë që çdo rezervist, çdo luftëtar dhe familjet e tyre të dinë se ka një qeveri që i mbështet dhe që kujdeset për ta," tha Ministri izraelit i Financave. Në total, në vitin 2024 Izraeli do të shpenzojë 582 miliardë shekelë ose rreth 154 miliardë dollarë, 70 më shumë nga sa pritej, me një deficit të barabartë me 6.6% të Produktit të Brendshëm Bruto. Vitin e kaluar qeveria e Tel Avivit miratoi një buxhet për 2023-2024, por shpërthimi i luftës ndryshoi situatën dhe detyroi autoritetet të rishikojnë ndarjen e fondeve për sektorë të ndryshëm. Ministrat e Partisë së Unitetit Kombëtar të udhëhequr nga Benny Gantz votuan kundër amendamentit pasi kërkesat e tyre për ngrirjen e pagave të deputetëve dhe zvogëlimin e ministrive u refuzuan. Formacioni centrist shprehu gjithashtu zhgënjimin e tij që të ashtuquajturat “fondet e koalicionit” nuk u pakësuan më shumë. Një marrëveshje mes Benjanim Netanyahut dhe partive të tjera fetare parashikonte ndarjen e 8 miliardë shekelave për fraksionet ultra-ortodokse që përbëjnë shumicën e qeverisë. Prej tyre, vetëm 2.5 miliardë u shkurtuan.

Top News- Rusia kërcënimi më i frikshëm për NATO-n, del raporti: Përpjekje dashakeqe për luftë
26/03 23:00
Top News- Zelensky “tregti” në Lindjen e Mesme: U mësoj si të ndalni Iranin por me jepni armë
26/03 22:53
Top Channel/ Vendimi i madh i Trump: Shtyn me 10 ditë sulmet ndaj Iranit
26/03 22:36
Top News- Trump paralajmëron Iranin: Nuk ka kthim prapa, bëhuni seriozë ose…
26/03 22:29
Top News- Orban akuzohet për kërcënim të votuesve: Para dhe drogë për të fituar zgjedhjet
26/03 22:28
Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23