Patriarkana Ortodokse e Jeruzalemit akuzoi ushtrinë izraelite për goditjen e kishës ortodokse greke në Rripin e Gazës nëpërmjet një sulmi ajror gjatë orëve të para të të premtes, ku mbetën të vrarë 18 persona. “Një kishë ortodokse greke në Rripin e Gazës, e cila strehonte qindra palestinezë të zhvendosur, u godit gjatë natës nga një sulm ajror izraelit”, tha Patriarkana Ortodokse e Jerusalemit, teksa mitropoliti I Gazës konfirmoi se si pasojë e sulmit kanë humbur jetën 18 persona.