Aksi rrugor Librazhd-Prrenjas është bllokuar totalisht për qarkullimin e automjeteve për shkak të shembjes së një ure në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”, e cila rrezikon jetën e përdoruesve. Drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli u shpreh se situata është agravuar gjatë 48 orëve të fundit dhe se aksi do të jetë i bllokuar deri në gjetjen e një rruge provizore. Kozeli ia faturoi shkaqeve natyrore shembjen e rrugës, pasi sipas tij, zona është ujëmbajtëse. Ky aks rrugor është kolauduar për herë të fundit në vitin 2001, sipas kreut të Arrsh dhe që prej asaj kohe janë kryer vetëm punimë për mirëmbajtje dhe jo të mirëfillta. Një rrugë alternative për në Korccëë tani mbetet ajo Maliq-Gramsh, por edhe ky aks në pjesën Lozhan-Strelcë ka pësuar rrëshkitje të mëdha.