Në qarkun e Kukësit deri më tani nuk janë regjistruar raste të reja zjarresh. Dy vatra të reja që u shfaqën pasditen e së mërkurës në pyjet e fshatit Bele, pjesë e Parkut Kombëtar “Korab-Koretnik”, si dhe në zonën e Rragamit në Njësinë Administrative Llugaj të Tropojës, janë shuar plotësisht.