Pas 2 vitesh largimi nga selia blu, deputeti demokrat Ervin Salianji, zgjodhi ditën e fundit të vitit 2023 që rezulton edhe si dita e parë pas izolimit në arrest shtëpie e kryetarit të PD Sali Berisha, që të rikthehet. Nëpërmjet një deklarate për mediet, Salianji e cilëson masën ndaj Berishës si një masë që po tenton përçarjen e demokratëve e për këtë kërkon reagim nga të gjithë.