SPAK ka dhënë pretencën për pesë nga të akuzuarat që shkuan në Siri e iu bashkuan luftëtarëve shqiptarë pjesë e grupit terrorist ISIS. Bëhet me dije se SPAK ka kërkuar dënimin e tyre me 7 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar atyre u ulet automatikisht 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtore.