Në një tjetër intervistë për mediat italiane, kryeministri i vendit Edi Rama foli për numrin e shtuar të turistëve italianë në Shqipëri, të cilët këtë vit kanë zgjedhur vendin tonë si destinacion të preferuar. “Vendi ynë është shumë i bukur dhe të kujton shumë Italinë e së shkuarës” tha Rama për “Morning Neës”, duke shtuar se gjysmë milioni turistë italianë zgjodhën gadishullin Ballkanin për të pushuar.