Votuesit italianë kanë rrëzuar referendumin për ndryshimet kushtetuese, të thirrur nga kryeministrja Giorgia Meloni. Mbi 54 për qind e qytetarëve italianë votuan kundër referendumit në sistemin gjyqësor dhe gati 46 për qind e tyre Pro. Përmes një videopostimi në rrjetet sociale, Kryeministrja Meloni deklaroi se respekton plotësisht vullnetin e popullit italian. ‘Italianët kanë vendosur. Dhe ne e respektojmë këtë vendim. Ne do të ecim përpara, siç kemi bërë gjithmonë, me përgjegjësi, vendosmëri dhe respekt për popullin italian dhe për Italinë. Ka qartë keqardhje për një mundësi të humbur, por do të vijojmë”.