Italia do të luajë miqësoret me venezuelën dhe ekuadorin në 21 dhe 24 mars, dy ndeshje këto ku do të verifikohet gjendja e futbollistëve të skuadrës kampione të Evropës, në kuadër të përgatitjeve për Evropianin e Gjermanisë të këtij viti. Me këtë rast, Të Kaltrit bënë edhe prezantimin e uniformave të reja që do të përdoren në Euro 2024 ku skuadra e Spallettit është në një grup me kombëtaren Shqiptare, Spanjën dhe Kroacinë.