Top News – Italia sot rimbyllet! Miliona italianë sërish në karantinë të plotë
15/03/2021 10:54

Rritja e numrit të infeksioneve, pasojë edhe e varianteve të reja të koronavirusit që po qarkullojnë së fundi, ka bërë që pjesa më e madhe e rajoneve në Itali të rimbyllen duke nisur nga sot. Në zonat në fjalë bëjnë pjesë edhe Lazio dhe kryeqyteti Romë, Lombardia me Milanon, Piemonti, Veneto dhe Emilia-Romagna. Aty mbyllen të gjitha shkollat dhe qendrat ditore si dhe dyqanet. Restorantet lejohen të ofrojnë vetëm ushqime me porosi. Liria e lëvizjes brenda rajonit kufizohet rreptësisht, megjithatë për Pashkë, nga data 3 deri në 5 do të lejohen spostimet e brendshme drejt një familjeje të vetme, një herë një ditë dhe maksimumi do të lëvizin 2 persona. Njerëzit lejohet të dalin nga shtëpia vetëm për nevoja të domosdoshme, me përjashtim të atyre që u duhet të shkojnë punë ose kanë raste urgjente. Numri i infeksioneve me koronavirus është rritur javët e fundit në mënyrë të vazhdueshme. Të shtunën autoritetet njoftuan për rreth 26,000 infeksione të reja me korona dhe për 317 vdekje të lidhura me virusin brenda një dite. Italia ka 60 milion banorë dhe deri tani kanë vdekur më shumë se 100,000 vetë të infektuar me Covid 19. Në ndryshim nga Italia lajme të mira vijnë nga ishulli i Majorkës. Për pushuesit aty nuk kërkohet më test me detyrim ose karantinë për dy javë.Për shkak të rënies së numrit të infeksioneve qeveria gjermane vendosi po ashtu t’i heqë të gjithë Ishujt Baleare, disa rajone të Spanjës, pjesë të Portugalisë dhe të Danimarkës si dhe ishullin Bahamas në Karaibe nga lista e rrezikut e Institutit Robert Koch. Megjithatë Ministria e Jashtme gjermane vazhdon t’u rekomandojë qytetarëve të mos ndërmarrin “udhëtime të panevojshme turistike”.

Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50
Top News – Nuk ndodhte prej shekujsh/ Izraeli ndalon meshën katolike në Varrin e Shenjtë
30/03 11:50
Top News – Baste për luftën. Majori izraelit përdori sekrete hetimore në Polymarket
30/03 11:46
Top News – Raketa drejt Izraelit. Fronti i ri i luftës, Huthët sulmojnë sërish
30/03 11:27