Top News – Italia ‘sherr’ me Francën / Rrëzoi avionin italian, donte të vriste Gadafin
03/09/2023 14:04

Një raketë e forcave ajrore franceze ka rrëzuar aksidentalisht avionin italian me pasagjerë, mbi mesdhe, në 1980-ën, në një përpjekje të dështuar për të vrarë udhëheqësin e atëhershëm të libisë, Moammar Gadafin. Ky është versioni i ish kryeministrit italian, Giuliano Amato, i cili i bëri thirrje presidentit Emmanuel Macron që ta përgënjeshtrojë ose ta konfirmojë pohimin e tij. Bëhet fjalë për një incident të ndodhur më 27 qershor të vitit 1980, kur një avion që kryente fluturime të brendshme në itali u rrëzua duke marrë jetën e 81 personave në bord. Në një intervistë për të përditshmen italiane 'La Repubblica', Amato tha se është i bindur se avioni ishte goditur nga forcat ajrore franceze ndërsa kishte në shënjestër një avion ushtarak libian. Amato pranoi se nuk kishte prova konkrete për ta mbështetur këtë pretendim, por shtoi gjithashtu se Italia kishte informuar në atë kohë Gadafin dhe sipas tij udhëheqësi libian, i cili po kthehej në Tripoli, nga një takim në ish-Jugosllavi, nuk kishte hipur në avionin ushtarak libian. Aksidenti i vitit 1980 me avionin italian me pasagjerë, vazhdon të mbetet një nga misteret më të mëdha në Italinë e kohëve moderne. Disa thonë se ngjarja ishte pasojë e një bombe që kishte shpërthyer në bordin e avionit që po fluturonte nga Bolonja drejt Siçilisë, ndërsa të tjerë thonë se nga ekzaminimi i mbetjeve të nxjerra nga fundi i detit, disa vite më vonë, rezultoi se avioni ishte goditur nga një raketë. Disa javë pas rrëzimit të avionit italian me pasagjerë, mbetjet e një avioni ushtarak libian MiG, me trupin tejet të dekompozuar të pilotit të tij, u zbuluan në malet e largëta në jug të Kalabrisë.

Top Channel/ NATO “i tregon vendin” Serbisë: Aleanca Shqipëri-Kroaci, kyce për stabilitetin!
14/02 15:06
Top Channel/ “Do rrëzojmë Papa Franceskun”, plani i Bannon me Epstein: Godasim dhe Clinton e Xi!
14/02 14:52
Top News – Epoka e artë e marrëdhënieve turko-serbe. Erdogan pret Vuçiç në Ankara
14/02 14:50
Top Channel/ Trump “nuk i ndahet” Iranit: Është koha për ndryshim të regjimit!
14/02 13:54
Top News – Luftë afatgjatë me Iranin. SHBA mbledh trupat rreth Republikës Islamike
14/02 13:46
Top News – Kina zëvendëson njerëzit me robotë. Zgjidhja për rënien e popullsisë
14/02 12:49
Top News – “Vrisnim dhe këndonim”. Safari i Sarajevës, rrëfimi tronditës i dëshmitarit
14/02 12:29
Top Channel/Serbia rrit investimet në mbrojtje,Vucic i shqetësuar nga aleanca Shqipëri-Kroaci-Kosovë
14/02 12:18
Top Channel/ Rubio “kthen pllakën” në Mynih? Nuk duam ta përcajmë aleancën me Europën, por…
14/02 12:13
Top Channel/ Franca e Gjermania ”OK” ombrellës së përbashkët bërthamore! Afrohet dhe Anglia!
14/02 12:10
Top News – ‘Merzoni’, dyshja e re e fuqishme e Europës. Ngurrimi i Francës zhvendos ekuilibrat në BE
14/02 11:32
Top Channel/ Merz e pranon hapur: BE-ja e ka zvarritur zgjerimin në Ballkan, por do te ndryshojmë!
14/02 11:19
Top News – Mynihu vulosi çarjen SHBA-BE. Konferenca e sigurisë që thelloi pasiguritë
14/02 10:19
Top News – ‘Thithja kokainë nga kapakët e tueleteve’ / Kennedy Jr: Nuk kam frikë nga mikrobet
13/02 15:46
Top News – ‘Doni luftë apo paqe…’ / Orban përshkallëzon fushatën, Hungaria drejt zgjedhjeve
13/02 15:39
Top News – Ukraina e Rusia takohen në Gjenevë / Ndryshon vendi i negociatave, bisedime javën tjetër
13/02 15:32
Top News – SHBA, central bërthamor në Armeni / Tërbohet Rusia, kundërshton ashpër perspektivën
13/02 15:31
Top Channel/ Konferenca e Mynihut, Rubio paralajmëron Europën: Iku bota e vjetër, epokë e re!
13/02 15:14
Top News – Alarm maksimal për ortekë / Frikë në Alpe, mbyllen resortet e skive
13/02 15:09
Top Channel/ Rusi-Ukrainë “takohen” në Gjenevë, Peskov: Bisedimet e paqes, javën e ardhshme!
13/02 15:03
DIGITALB DIGITALB