Java e punës 4-ditore mund të bëhet realitet në Itali pasi vendi fqinj do të testojë shumë shpejt modelin e ndjekur nga një sërë vendesh skandinave, por edhe një sërë kompanish ndërkombëtare. Propozimi do të ndiqet fillimisht nga disa banka të nivelit të parë. Punonjësit nuk do të punonin më 5 ditë, por një më pak dhe me të njëjtën pagesë. Në fakt, diskutimet për një javë pune 4-ditore kishin nisur në Itali që para pandemisë dhe karantinimit të gjatë që na shkëputi të gjithëve prej një realiteti me të cilin ishim mësuar.