Italia ndihmon Shqipërinë në këto momente të vështira të përballjes me Covid19, me një ekip mjekësh dhe infermierësh që do të japin asistencën e tyre në vendin tone. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, së bashku me ambasadorin e Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci kanë pritur në Aeroportin “Nënë Tereza” delegacionin Italian, i cili do të ofrojë eksperiencën e vyer për vendin tonë.