Italia është përfshirë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për tensionet e fundit dhe çështjen e targave, pas dështimit të bisedimeve mes presidentit Aleksandër Vucic dhe kryeministrit Albin Kurti në Bruksel. Roma zyrtare ka dërguar në një mision ministrin e Jashtëm, Antonio Tajani dhe atë të mbrojtjes, Guido Crosetto në Beograd dhe Prishtinë. “ Italia dëshiron të jetë protagoniste e paqes edhe në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Tajani në një njoftim. Ndërsa ministri Italian i Mbrojtjes nënvizon se kjo vizitë e tyre në Kosovë dhe Serbi po bëhet për të ndihmuar dialogun që është bërë tepër i vështirë.