Qeveria italiane do të njohë vitet e punës të emigrantëve shqiptarë duke filluar nga viti 2023. Senati ka miratuar fondin e propozuar nga kabineti i ministrave, fond i cili favorizon emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin fqinj, duke u dhënë të drejtën e pensionit në momentin që mbushin moshën.