Agjencia për Media dhe Informim publikoi disa nga nenet ku bazohet marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e pikave të pritjes së emigrantëve të paligjshëm. Neni 4 i marrëveshjes parashikon se kufiri maksimal do të jetë jo më shumë se tre mijë persona të strehuar në të njëjtën kohë. Strukturat për qëndrimin e emigrantëve do të përballohen tërësisht nga buxheti i Italisë.