Derisa Evropa gradualisht po lehtëson masat e izolimit dhe kufizimet kundër pandemisë, Italia rihapi kufijtë e saj për turistët nga shumica e vendeve të tjera evropiane. Kufizimet e udhëtimit brenda vendit gjithashtu do të shfuqizohen, në mënyrë që njerëzit të lëvizin lirshëm midis rajoneve të ndryshme. “Ne po përballemi me një rrezik pasi lakorja e të infektuarve mund të rritet përsëri”, tha kryeministri Italian, Giuseppe Conte, në muajin maj, kur njoftoi për planet e lehtësimit të masave.