Qeveria italiane ka miratuar një paketë me masa të ashpra për të kufizuar migrimin e paligjshëm përmes Mesdheut. Një vendim i tillë ka ardhur pas një fluksi me mijëra migrantë në javën që lamë pas. Kabineti i qeverisë italiane ka vendosur që ta rrisë periudhën maksimale të ndalimit nga gjashtë deri në 18 muaj. Periudha e shtuar është e nevojshme për të vërtetuar nëse një person ka të drejtë të qëndrojë në Itali, apo të dëbohet menjëherë prej qendrave të ndalimit.