Vendet evropiane, të udhëhequra nga Franca dhe Italia, kanë hapur bisedime me Teheranin për të negociuar një marrëveshje për të garantuar kalim të sigurt për anijet e tyre përmes Ngushticës së Hormuzit, sipas Financial Times, në një përpjekje për të rinisur dërgesat e energjisë përmes Gjirit. Franca dhe Italia janë vendet e përfshira në bisedime, kanë deklaruar dy zyrtarë të njohur me negociatat. Irani shihet gjerësisht si një vend që po përpiqet të rrisë çmimet e naftës dhe gazit me qëllim që të ushtrojë presion mbi Trumpin për t’i dhënë fund konfliktit.