Në fushatën zgjedhore, kryeministrja e re Giorgia Meloni, që vjen nga e djathta ekstreme premtoi që të ndërpresë migracionin nga afrika e veriut përmes detit. "Ne propozojmë krijimin e një bllokade detare, sepse siç e kemi shpjeguar me mijëra herë, kemi të bëjmë me një mision të përbashkët europian me shtetet e Afrikës Veriore, për të ndaluar së bashku tregtinë e mishit të bardhë dhe për të krijuar në territorin afrikan qendra që të vihen nën administrimin e përbashkët. Atje duhet të bëhet kontrolli i kërkesave për azil në BE dhe duhet të merret vendimi se kush ka nevojë për ndihmë ndërkombëtare dhe kush jo”, ka thënë Giorgia Meloni.