Qendrat e pritjes së emigrantëve në Lezhë nuk do të jenë gati para muajit nëntor, ndërsa kostoja totale e ndërtimit dhe operimit të tyre do të tejkalojë 1 miliardë eurot. Gazeta italiane ‘La Repubblica’ shkruan se ndonëse punimet kanë nisur me shpejtësi, qëndrat në Gjadër e Shëngjin nuk do të presin emigrantë para zgjedhjeve për Parlamentin Europian, ashtu siç shpresonte kryeministrja Meloni.