Një shqiptar është vrarë gjatë natës në zonën Reggio Emilia të Italisë. Ngjarja tronditëse ndodhi mbrëmjen e së premtes pas një debati, ku një italian goditi me thikë për vdekje 61-vjeçarin me origjinë shqiptare, ngjarja ka ndodhur pasi shqiptari kishte shkuar në godinën ku banon vrasësi i dyshuar për të vizituar mbesën e tij.